Mister me fatin e 26-vjeçarit në Fier, polumbarët e RENEA-s rinisin kërkimet në ujërat e Semanit

Vazhdon të mbetet mister fati i 26-vjeçarit Mateo Lika, i cili dy javë më parë dyshohet se ka rënë në ujërat e lumit Seman në vendin e quajtur “Ura e Mbrostarit”.

Ndërsa sot mësohet se kanë  rifilluar sërish kërkimet për gjetjen e automjetit tip “Golf”, i cili dyshohet se ra në ujërat e lumit Seman pas përplasjes me parmaket e hekurt të urës së Mbrostarit në Fier.

Deri më tani nuk ka asnjë gjurmë të 26-vjeçarit dhe as të automjetit të cilin e kishte marrë me qira.

vijon

/albeu.com/


Shtuar 27.01.2023 11:40