"Nuk mund t'i tymosësh trëndafilat", ja "buqeta" me lule që bëri xhiron e botës (FOTO LAJM)

Dje ishte një ditë e shënuar për të dashuruarit, ndërsa dyqanet nëpër rrugë ishin të stërmbushura me luleshitës.

Por, kjo buqetë me lule ka bërë xhiron e botës pasi ishte e zbukuruar me livando dhe një varg lulesh të egra, me eukalipt dhe marijuanë me vlerë 400 dollarë, kjo buqetë e mbushur me kanabis është një dhuratë që jep emocione më gjatë.

Buqeta mban 28 gramë marijuanë të një cilësie të lartë.

"Nuk mund të tymosësh trëndafilat. Unë mendova se është diçka më e këndshme t'i dhuroja të dashurës këtë buqetë, në vend të asaj që pas një jave do të hidhej në plehra. Në këtë mënyrë, për një javë ne do të mund ta përdorim në praktikë këtë buqetë.

Kur kthehesh në shtëpi pas një dite të gjatë pune, me dhimbje koke, lulet nuk të ndihmojnë shumë", tha një banor i Los Angelesit.

Kalifornia ka legalizuar përdorimin rekreativ të kanabisit në nëntor të vitit 2016, por sidoqoftë nevojitet një leje për blerjen deri në vitin 2018. /albeu.com/

Shtuar më 15/02/2017, ora 10:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori