Vajza e Presidentit amerikan Donald
Trump, Ivanka, ka reaguar në Tëitter për arritjen e marrëveshjes të sotme në Shtëpinë e Bardhë mes Kkosovës dhe Serbisë.
Ajo e ka
cilësuar historike ujdinë e arritur sot.
”Përgëzime RobertcObrien&Jared Kushner për progresin e sotëm historik – normalizimin e lidhjeve ekonomike mes Kosovës e Serbisë, dhe ndihma për zgjidhjen e një konflikti dekadash të gjatë në Europën Lindore”.
Ndërkohë Donald
Trump, tha se Serbia dhe Kosova ranë dakort që të normalizojnë marrëdhëniet ekonomike, duke e
cilësuar këtë si “një tjetër angazhim historik”.
Sipas
Trump, me këtë marrëveshje është bërë gjithashtu përparim shtesë në arritjen e paqes në Lindjen e Mesme. Kosova dhe Izraeli kanë rënë dakord për normalizimin e marrëdhënieve dhe krijimin e lidhjeve diplomatike. Serbia është zotuar të hapë një zyrë tregtare në Jeruzalem këtë muaj dhe të zhvendosë ambasadën e saj në Jeruzalem deri në korrik.
Shtuar më 04/09/2020,
ora 20:46