Kryebashkiaku i Chiapas ka përfunduar i lidhur pas një
peme në formë ndëshkimi për shkeljen e premtimeve ndaj qytetarëve.
Óscar
Ramírez, u lidh pas pemës teksa kishte shkuar në terren për prezantimin e një serie projektesh publike që u kishte premtuar banorëve të qytetit të Frontera Comalapa.
Por pakënaqësia me rrjetin e
ujit, ka bërë që përfaqësuesit nga 11 komunitetet nga të cilat përbëhet qyteza në kufi me Guatemalën, ngritën pyetje të
zemëruar ndaj
Ramírez për
gjendjen e rrënuar të sistemit të
ujit të pijshëm dhe më pas u përplasën fizikisht.
Pas incidentit,
Ramírez doli në rrjetet sociale duke u përpjekur të mos i jepte rëndësi ngjarjes ndërsa ka thënë se nuk ishte lidhur në pemë, edhe pse kjo dukej qartë në fotot.
Shtuar më 15/01/2021,
ora 15:51