Nuk lau enët dhe s'vari rrobat, gruaja mbyll burrin në papafingo
Meshkuj kujdes kur bashkëshortja ju lë një punë për të kryer, pasi nëse nuk e bëni ashtu siç duhet, mund edhe të ndëshkoheni.

Një rast i tillë ka ndodhur në Monteverde, një lagje e Romës, Itali.

Një grua 48-vjeçare me origjinë nga Peruja është nevrikosur keq kur bashkëshorti i saj nuk lau mirë enët dhe nuk i vari rrobat në tel ashtu siç i kishte thënë ajo.

Mediat italiane shkruajnë se për çdo gabim të vogël, gruaja e mbyllte bashkëshortin në papafingon e shtëpisë. Mesa duket keqtrajtimet ndaj tij kanë vazhduar për vite të tëra, derisa erdhi momenti që vëllai i viktimës të denoncojë gruan.

Burri i cili dhunohej nga gruaja, e duronte gjithë këtë vetëm që të mos braktiste të birin, i cili jetonte në apartament me çiftin.

Sipas “TgCom24”, gruaja në raste të ndryshme, e kishte përzënë burrin nga shtëpia ose i hidhte ilaç rrobash në ushqim, për ta detyruar të nxitonte me punët e shtëpisë.

Si pasojë, prej shumë vitesh ai jetonte në një gjendje të keqe fizike dhe psikologjike.

Por tani për burrin ankthi mbaroi, pasi gruaja mori njoftimin e agjentëve të komisariatit të Monteverde, pas të cilit u detyrua të largohej nga shtëpia familjare. Gjithashtu policia i ka kërkuar asaj që t’i qëndrojë larg të shoqit.
Shtuar më 08/03/2019, ora 14:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori