“Kam 1 vit pa takuar djalin”, rrrëfimi tronditës i Endri Priftit: Këtu t’i marrin të gjitha, edhe fëmijën

Endri Prifti ka bërë një rrëfim tejet personal në një intervistë me Rozana Radin në “Një gotë rose”. Ai ka zbuluar se ka rreth një vit që nuk e ka takuar djalin e tij të vogël, duke shtuar se ligji nuk ka funksionuar.

“Jam shumë i lidhur me djemtë. Dashuria për ta është e pashpjegueshme. Kanë 9 vjet diferencë me njëri-tjetrin. Por ka një problem. Djalin e vogël kam një vit pa e parë. Është hera e parë që e them. Na i kanë mbyllur të gjitha. As unë, as Sebastiani s’e kemi takuar. Sipas ligjit një herë në javë duhet ta marr unë, por këtu miqësia e këto që ndodhin në këtë vend, t’i marrin të gjitha. Të marrin dhe fëmijën. Dhe këtë s’e kisha menduar”, ka thënë ai.