Nuk ka qetësi për Indonezinë, pas tërmeteve shirat marrin jetën e dhjetra njerëzve
Së paku 50 persona kanë vdekur për shkak të vërshimeve në provincën lindore të Papuas në Indonezi.

Vërshimet në Sentani, afër kryeqytetit provincial, Jayapura, janë shkaktuar nga reshjet e mëdha dhe të vazhdueshme të shiut dhe rrëshqitjet e dheut. Raportohet se 59 persona janë lënduar nga kjo gjendje e jashtëzakonshme e motit.

Zëdhënësi i Agjencisë Kombëtare të Fatkeqësive, Sutopo Nugroho, ka njoftuar se shumë shtëpi janë dëmtuar nga këto vërshime. “Numri i viktimave dhe shtëpive të dëmtuara ka gjasa të rritet, ndërsa ekipet e shpëtimit po përpiqen të shkojnë në zonat e prekura”, ka thënë ai.

Ekipet e shpëtimit janë duke i zhvendosur njerëzit nga zonat e dëmtuara nga vërshimet, ndonëse ata nuk kanë mundur të arrijnë në të gjitha vendet për shkak të bllokimit të rrugëve me drunj të rrëzuar, gurë dhe baltë”, shtoi Nugroho.
Shtuar më 17/03/2019, ora 09:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori