Nuk ka qetësi për Greqinë, sërish nisin zjarre të fuqishme (VIDEO)
Pëlqej
Zjarri i madh që shpërtheu mesditën e së dielës në ishullin e Evia ka vazhduar edhe gjatë natës.

Aktualisht në ishull ka dy vatra aktive zjarri në një distancë prej 3 km nga fshatrat e Kontotispoti dhe Stavros. Si pasojë e zjarreve rreth 250 persona janë evakuuar nga autoritetet ndërsa rreth 300 të tjerë kanë vendosur të largohen vetë për t’u strehuar tek të afërm.

Kryetari i Bashkisë Psachna G. Psathas tha për mediat vendase se prania e pajisjeve zjarrfikëse ajrore dhe tokësore është e forte dhe se shpresonte se shumë shpejt zjarri do të vihej nën kontroll.

Në ishull po operojnë 186 forca zjarrfikëse dhe 5 helikopterë për përforcime nga ajri.
Shtuar më 13/08/2018, ora 07:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori