Nuk ka pasur kurrë turistë, ky vend çel dyert për herë të parë për vizitorët
Arabia Saudite po hap dyert e saj për turistët, duke shënuar kështu herën e parë që do të mirëpresë vizitorët ndërkombëtarë.

Deri më tani vendi ka qenë i hapur vetëm për udhëtarët e biznesit ose myslimanët në pelegrinazhin vjetor të Haxhit në Mekë.

Megjithatë zyrtarët e Arabisë Saudite kanë zbuluar se është duke u vendosur një skemë e re e vizave turistike.

Masa vjen pasi vendi shikon të diversifikojë ekonominë e tij dhe të zvogëlojë varësinë e tij nga nafta, si pjesë e një skeme më të gjerë Vizioni 2030">2030.

Skema pritet të rritë vizitorët në 100 milionë deri në vitin 2030">2030, ndërsa kapaciteti i aeroportit saudit pritet të rritet me 150 milionë pasagjerë në vit.

Rritja e turizmit pritet gjithashtu të krijojë një milionë vende pune.
Shtuar më 27/09/2019, ora 16:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori