Nuk ka paqe për Irakun, dy shpërthime të fuqishme në Bagdad
Duket se IRaku tashmë e ka humbur mundësinë për paqe.

Dy shpërthime të fuqishme kanë ndodhur para pak minutave në Bagdad të Irakut, ku menjëherë janë lëshuar sirenat që paralajmërojnë për rrezik, raporton Reuters duke u bazuar në dëshmitarë okularë.

Arsyet e shpërthimeve ende janë të panjohura, por besohet se bëhet fjalë për dy raketa, ndërkaq sot në orët e para të mëngjesit dhjetëra raketa balistike janë hedhur mbi dy baza ushtarake në Irak, në të cilat gjendeshin ushtarët amerikanë.

Për këto sulme përgjegjësinë e ka marrë Garda Revolucionare e Iranit, duke bërë të ditur se sulmet ishin hakmarrje për vrasjen e komandantit të njësisë elitare iraniane Quds, Qassem Soleimani.

Një video amatore e publikuar më poshtë dëgjohen sirenat pas shpërthimevefuqishme.

Shtuar më 08/01/2020, ora 22:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori