Nuk ka më kthim, Meghan dhe Harry nisin zyrtarisht jetën e re në Kanada (VIDEO)
Fjalimi që Harry mbajti dy ditë më parë për të folur një herë e mirë vetë personalisht rreth largimit të tij dhe Meghan nga mbretëria, duket se do të jetë ‘vula’ që i duhej çiftit për të nisur një jetë të re në Kanada si njerëz të thjeshtë.

Ish- Duka dhe Dukesha e Sussex janë shpërngulur në Vancouver ku duket se të paktën Meghan është përshtatur më së miri. Paparacët kanë fotografuar ish-aktoren teksa ka dalë shëtitje me të birin Archie dhe dy qentë e saj.

Meghan duket e relaksuar dhe e qeshur teksa mban të birin ndërsa me njërën dorë tërheq dy qentë.

Pas shëtitjes me siguri Meghan ka qenë tepër e emocionuar që në mbërmje do të kthehej nga Britania bashkëshorti i saj Harry, kësaj here vetëm nën statusin e partnerit të saj, duke mos patur asnjë titull mbretëror me vete.

Harry mbërriti në aeroportin e Vancouver mbrëmjen e së hënës, për t’u bashkuar familjes së tij.
Shtuar më 21/01/2020, ora 11:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori