Nuk ka fund "tmerri" në SHBA, del videoja e vrasjes së një tjetër afrikano-amerikani nga policia (VIDEO)
Vdekja e George Floyd shkaktoi një valë të madhe protestash dhe trazirash në 50 shtetet e SHBA-ve.

Akoma pa mbaruar flaka e këtyre protestave, një tjetër video ka shokuar mbarë vendin.

Së fundmi është publikuar një video, e cila shfaq arrestimin fatal të një shtetasi afrikano-amerikan që ka ndërruar jetë.

Mjekët mjeko-ligjorë të Tacoma, në shtetin e Uashingtonit, kanë bërë të ditur se kanë vërtetuar që Manuel Ellis, 33 vjeç, ndërroi jetë nga hipoksia, pra mungesa e oksigjenit në të gjithë organizmin, e shkaktuar nga fakti që policët, pasi i shtrënguan prangat, e mbajtën atë të mbërthyer në tokë.

Sipas raportimeve nga Tacoma Neës Tribune, Ellis, vdiq pasi kishte konsumuar sasi të mëdha droge, por mjekët ligjorë të zyrës së ekzaminerit mjekësor të Pierce County përcaktuan se nuk ishte droga shkaku i vdekjes.

Shtuar më 06/06/2020, ora 10:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori