Ancelotti: Na pret një sfidë e madhe, kemi shumë besim se do të jemi në finale

Pas festës së madhe për fitoren e La Liga, Ancelotti rikthehet në realitet dhe tashmë përgatitet për t’u përballur me Manchester City në ndeshjen e kthimit ndaj Manchester City, e cila në të parën përfundoi me rezultatin 4-3 për anglezët e Pep Guardiolës.

“Skuadra po ecën mirë, ata janë të motivuar dhe të përqëndruar. Na pret një sfidë e madhe, kemi mundësinë të luajmë një tjetër finale të Champions League. E dimë se do të jetë një sfidë e vështirë, por kemi shumë besim”, u shpreh tekniku italian në konferencën për shtyp.

“Kemi një disavantazh të vogël, por mund ta bëjmë të pamundurën. Dy skuadra skuadra që kanë kualitete të mëdha do të përballlen së bashku për një biletë në finalen e Champions-it.

Është e rëndësishme që të tregojmë kujdes dhe të luajmë me zemër, por kjo gjë kërkon cilësi individuale dhe përkushtim. Do të duhet të jetë një ndeshje perfekte në të gjitha aspektet.

Mbrojtja duhet të jetë më e mirë se në ndeshjen e parë, presioni duhet bërë mirë për të shmangur kalimet mes linjave dhe tranzicioneve.”

Ai gjithashtu flet edhe për lojtarët.

“Casemiro do të na ndihmojë, rikthimi i tij jep një cilësi në nivel mbrojtës. Me të në fushë ne lëvizim më mirë, jemi kompakt dhe kundërshtarët janë më të rrezikuar kur përballen me të.

Modric? Ai është i jashtëzakonshëm, me cilësi të jashtëzakonshme taktike, fizike dhe teknike. Ai nuk ka ndryshuar, e vetmja gjë që ka ndryshuar është perceptimi që kanë lojtarët e tjerë për të”, është shprehur tekniku italian në konferencën për shtyp ku prezantoi ndeshjen e nesërme e cila luhet për një vend në finalen e Champions Laegue./ h.ll/albeu.com