Nuk i besonte koronavirusit, biznesmeni i njohur përfundon në spital në gjendje të rëndë
Flavio Briatore, ish-shefi i skuadrës Renault në F1 është nfektar me koronavirus dhe është dërguar në spital në jendje të rëndë.

Biznesmeni italian ndodhet në spital që nga e hëna e 24 gushtit. Sipas “Corriere della Sera, kontrollet e reja janë duke u zhvilluar sot ndërsa pacienti monitorohet vazhdimisht, por për momentin ai nuk është në kujdes intensiv.

Janë rreth 70 rastet pozitive që janë regjistruar në klubin e natës Billionarie të Porto Cervo, lokali që është në pronësi të Briatores.

Lokali u mbyll në 17 gusht pasi Briatore pati përplasje me kryekomunarin e zonës, i cili vendosi moslejimin e muzikës pas mesnatës.

Briatore gjithashtu mori pjesë në një ndeshje futbolli në Porto Cervo në 15 gusht: me të në fushë ishin edhe trajneri i Bolonjës Sinisa Mihajlovic, gjithashtu pozitiv, dhe dirigjenti Paolo Bonolis dhe këngëtari Fabio Rovazzi.
Shtuar më 25/08/2020, ora 19:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori