Burri i pret kokën bashkëshortes, pridërit e viktimës e falin, vrasësi dënohet me 8 vjet burg

Me tetë vite burgim është dënuar një burrë në Iran, i cili i preu kokën gruas së tij 17-vjeçare.

Siç rapotojnë mediet vendase gjykata në Iran vendosi të dënojë me vetëm tetë vite burg autorin, pasi prindërit e viktimës e falën atë.

Shokues është fakti që autori pa asnjë farë pendese ecte nëpër rrugët e qytetit me kokën e prerë të të shoqes.

Ai krenohej nëpër qytet për të ashtuquajturën “vrasje nderi”.

Si ndodhi vrasja makabre e 17-vjeçares

Mediat lokale raportuan se viktima ishte arratisur në Turqi pasi dyshohet se ishte nënshtruar dhunës në familje nga bashkëshorti i saj, i cili kishte refuzuar kërkesat e saj për divorc.

Ajo ishte kthyer në Iran disa ditë para vrasjes së saj shkurtin e kaluar, sepse thuhet se kishte marrë garanci nga familja e saj se do të ishte e sigurt.

Vendimi për dënimin e tij është në përputhje me ligjin iranian, sipas të cilit vrasja me dashje dënohet me vdekje nëse familja e viktimës nuk e fal vrasësin.

Vrasja e tmerrshme nxiti kërkesa të reja në Iran për një ligj që synon parandalimin e dhunës në familje dhe mbrojtjen e viktimave. Pati gjithashtu thirrje për rritjen e moshës minimale të martesës për fëmijët.

Aktualisht është vendosur në 13 për vajzat, megjithëse vajzat edhe më të vogla se kaq mund të martohen ligjërisht me pëlqimin gjyqësor dhe prindëror./albeu.com/ 


Shtuar 19.01.2023 19:22