Nuk e përdori kurrë, ky është jahti luksoz i Sadam Husseinit (VIDEO)
Pëlqej
Mure të mbuluara me mëndqafsh dhe tualet i veshur me ngjyrë ari, dhoma të mëdha presidenciale si edhe shumë shërbime të tjera. Ky është jahti luksoz i Sadam Husseinit, i ndërtuar për të në vitin 1981, por që ai nuk e shfrytëzoi asnjëherë.

Jahti ka 18 dhoma gjumi dhe 17 kabina për stafin.

"Basrah Breeze" është 81 metra i gjatë dhe mjaft luksoz nga brenda pavarësisht viteve që kanë kaluar duke mos u përdorur, raporton Albeu.com.

Kur amerikanët pushtuan Irakun në vitin 2003 jahti ndodhej në Gjirin e Basras, ndërsa diktatori iraken nuk hipi asnjëherë atje.

Tani ai është duke u përdorur nga Universiteti i Basras për kërkime shkencore në det.

Qeveria e Irakut tentoi t'a shiste, por askush nuk e bleu duke bërë kështu që të mendojnë opsione alternative për përdorimin e tij. /albeu.com/
Shtuar më 23/05/2018, ora 12:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori