Nuk e dinte se po filmonte vrasjen e të fejuarit (VIDEO)
Pëlqej
Nisi të filmonte një zënkë të të fejuarit të saj me fqinjët për mbeturinat, por nuk e dinte se do të filmonte vrasjen e tij. Pamjet dramatike nga vrasja 37-vjeçarit në SHBA janë publikuar në një TV amerikan.

“Njerëzit duhet ta dinë çfarë ndodhi. Ata duhet ta dinë se John dhe Michael Miller janë vrasës”, tha Kara Box, teksa fliste për vendimin e saj për të transmetuar në Tv pamjet e rënda.

Aaron Howard po debatonte ashpër me fqinjët e tij për një dyshek të cilin e kishte hedhur në mbeturina, por fqinjët ia kishin kthyer në pronën e tij. Pasi shikoi fqinjët e armatosur Box mendoi ta filmonte të gjithë zënkën.

Në video shfaqet 67-vjeçari John Miller dhe i biri 31-vjeçar, Michael. Babai kishte dalë në rrugë me një pistoletë, ndërsa i biri mbante në duar një shotgun. “Do të të qëlloj po mu afrove” dëgjohet John Miller teksa i thotë 37-vjeçarit. Grindja ashpërsohet teksa të dyja palët kërcënojnë njëra-tjetrën.

Në momentin që Howard qëllohet, e fejuara u përpoq të hynte ndërmjet tij dhe dy fqinjëve. “Nuk do ta qëlloni burrin tim” dëgjohet tek thotë Box, por ishte tepër vonë. I fejuari i saj u qëllua 4 herë, dhe mori plagë vdekjeprurëse në kokë dhe në gjoks.

Policia mbërriti në vendngjarje dhe arrestoi babë e bir nën akuzat për vrasje. Ngjarja ndodhi në Abilene, në Teksas të SHBA-ve më 1 Shtator, ndërsa videoja është publikuar në media vetëm së fundmi, pasi gjykata vendosi të lironte babë e bir me kusht, në këmbim të një garancie prej 25 mijë dollarësh. Sipas “Star-Telegram”, përveç të fejuarës, dëshmitar okular ishte edhe i vëllai i viktimës.
Shtuar më 21/09/2018, ora 21:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori