Donald
Trump nuk ka ndërmend të dorëzohet përballë
Biden për zgjedhjet të cilat nxorrën fitues këtë të fundit.
Fushata e rizgjedhjes së Donald
Trump, konfirmoi në një deklaratë se po kërkon
rinumërimin e dy qarqeve me prirje demokratike, në
Wisconsin.
Fushata u ka kërkuar qarqeve Milëaukee dhe Dane të bëjnë rinumërime, duke përmendur akuza për “rezultate të ndryshuara në mënyrë të paligjshme”.
“Njerëzit e
Wisconsin meritojnë të dinë nëse proceset e tyre zgjedhore funksionuan në mënyrë ligjore dhe transparente. Për fat të keq, integriteti i rezultateve të zgjedhjeve nuk mund të besohet pa një rinumërim në këto dy qarqe dhe zbatimin uniform të kërkesave të votave që mungojnë në
Wisconsin.”, tha Jim Troupis, këshilltar i fushatës.
Komisioni Zgjedhor i
Wisconsin tashmë ka konfirmuar se ka marrë 3 milion dollarë nga
fushata Trump për
rinumërimin dhe
fushata tha se do të paraqesë zyrtarisht peticionin e saj për rinumërim këtë pasdite.
Rinumërimi nuk ka gjasa të ndryshojë fitoren e Joe
Biden në shtet, pasi presidenti i zgjedhur kryeson në Ëisconsin me më shumë se 20,000 vota.
Edhe nëse
Trump do të fitonte
Wisconsin pas rinumërimit, gjë që është jashtëzakonisht e vështirë, shteti nuk do ndryshonte fitoren e
Biden në kolegjin elektoral.
Shtuar më 18/11/2020,
ora 19:01