Nuk beson në Zot, moderatori largon nga studio të ftuarin (VIDEO)
Pëlqej
Një burrë që nuk besonte në Zot është përzënë nga studioja e një televizioni egjiptian.

Mohammed Hashem, një ateist i deklaruar, ishte i ftuar në emision për të folur mbi këndvështrimin e tij.

"Nuk ka prova shkencore për ekzistencën e Zotit. Nuk kam nevojë për fenë për të pasur vlera morale dhe për të qenë një anëtar i vlefshëm i shoqërisë", tha Mohammed, përpara se t’i drejtohej moderatori.

Moderatori duke kërkuar falje për shikuesit për deklaratat e "papërshtatshme" dhe "idetë shkatërruese", këshilloi Hashem "të largohet nga studio dhe të shkojë direkt në një spital psikiatrik".

Moderatori i tha: "Si mund ta thuash këtë? Kush të ka krijuar ty? Si ka mundësi që ti ekziston në Univers? Më vjen shumë keq që në programin tonë kemi një egjiptian të tillë. Pikëpamjet e tua janë herezi dhe shkatërruese. Po jep shembull të keq për rininë. Unë të këshilloj që të ikësh nga këtu dhe të shkosh direkt te psikiatri". /albeu.com/










Shtuar më 12/03/2018, ora 17:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori