Nju Jork/ Treni del nga shinat, dhjetra të plagosur
Një tren udhëtarësh në Nju Jork ka dalë nga shinat duke shkaktuar dhjetra njerëz të plagosur.

Aksidenti ndodhi në një New Hyde Park në Nassau County. Sipas njoftimeve, ai goditi një tren pune rreth 32 km në lindje të bashkisë së Manhatanit në Nju Jork.

BBC raporton që të plagosurit nuk janë në rrezik për jetën.

Treni me 12 vagonë i linjës hekurudhore Long Island kishte 600 pasagjerë kur doli nga shinat rreth orës 21 me orën lokale të së shtunës (1:00GMT).

29 persona u dërguan në spital me plagë të tilla si kocka të thyera, ndërsa të tjerët me lëndime më të vogla u trajtuan në vend. Fatmirësisht, njoftimet thanë se dëmet ishin minimale, u shpreh guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo.

Linja hekurudhore që është një nga më të ngarkuarat në zonën e Nju Jorkut u mbyll pas rrëzimit të trenit./albeu.com/
Shtuar më 09/10/2016, ora 10:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori