Njihuni me serbin që rekrutoi kosovarët në organizatën e ISIS (VIDEO)
Bedri Elezi, një ekspert i sigurisë në zonën e Kaçanikut, tregon se si një numër i konsiderueshëm kosovarësh kishin përfunduar duke luftuar për organizatat terroriste, të rekrutuar nga një serb.

Ai për herë të parë në InDoks përmend një person të nacionalitetit serb, që thotë se ishte në krye të operacionit për rekrutim të kosovarëve për nevojat e ISIS-it.

Sipas Elezit, serbi Vladimir Jaksimoviq, i cili vjen nga qyteti i Gjilanit, është marr ekskluzivisht me rekrutimin e shqiptarëve të Kosovës që t’i bashkohen organizatës terroriste ISIS.

“…Për herë të parë po du ta permendi emrin e një udheheqësi kryesor, që ka qenë në krye të këtij organizimi, sidomos nga viti 2010. Ai është, Vladimir Jaksimoviq nga regjioni i Gjilanit, i lindur në vitin 1975, një serb për të cilin, unë personalisht, dyshoj se është pjesë e inteligjencës serbe”, ka zbuluar Elezi për InDoks.

Për më tepër, ai ka treguar se Vladimir Jaksimoviç është marrëme organzimin financiar dhe teknik të shkuarjes së shqiptarëve në Siri.

“…Ka qenë njëri nga personat kryesor që është marr me organizimin financiar dhe teknik të shkuarjes së shqiptarëve, përkatësisht, kosovarëve drejt Sirisë, dhe atje t’i bashkëngjiten drejtpërdrejt ISIS-it, sepse para kësaj kohe, ka pasur edhe qytetarë tjerë që kanë shkruar për të luftuar në Siri, por që iu janë bashkëangjitur organizatave tjera, siç kanë qenë, Al-Nusra dhe Al- sham, dhe Vladimir Jaksimoviq, do të thotë ekskluzivisht është marr me organizimin e shkuarjeve për pjesmarrje në luftën e Sirisë, për llogari të organizaatës ISIS”, ka thënë Elezi.
Shtuar më 01/06/2020, ora 09:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori