4 gabime që shkatërrojnë marrëdhëniet në çift

Gjithmonë në një lidhje, ka momente sherresh, të cilat herë zgjidhen e herë përfundojnë në ndarje. Por, jo vetëm sherret dhe zënkat çojnë në ndarje, ka dhe disa aryse të tjera, të cilat jua zbulojmë më poshtë.

Ja 4 gabimet që bëni, që sjellin ndarje!

Jeni kritikë

Partneri që është gjithmonë i prirur t’ju sulmojë juve, të gjejë gabimet te ju, t’ju bëjë fajtore duke dalë vetë i pastër, nënkupton se ka diçka të gabuar në marrëdhënien tuaj. Kritika shpesh herë shoqërohet me fjalët “gjithmonë” dhe “kurrë”. Kritikat zakonisht çojnë në përfundimin e marrëdhënieve.

Mospërfillja

Mospërfillja është shkaku kryesor që sjell divorcit. Kur ju komunikoni me partnerin dhe ndërkohë jeni shumë mospërfillëse, kjo tregon që nuk keni interes për këtë lidhje.

Vetëmbrojtje

Gabimi i tretë është vetëmbrojtja dhe zakonisht është përgjigje ndaj kritikave. Kjo nënkupton që po justifikoheni dhe po luani me viktimën e pafajshme, ndonjëherë edhe duke e fajësuar partnerin tuaj në mënyrë që ai të tërhiqet. Por kjo në fakt nuk është e dobishme dhe as nuk funksionon sepse arsyetimet tuaja vetëm dërgojnë mesazhin dhe nuk i kushtoni rëndësi më kësaj çështje.

Kundërshtimi

Kundërshtimi ndodh atëherë kur tre gabimet e para kanë ndikuar jashtëzakonisht shumë keq, prandaj dhe partnerët shfaqen kundërshtues. Kundërshtimi është shkatërrues për një lidhje, sepse ajo lë partnerin tuaj të ndihet i braktisur. Nëse gjatë një argumenti ju tentoni të largoheni papritmas dhe përpiqeni gjithmonë të jeni të zënë, ju po shkatërroni lidhjen tuaj.


Shtuar 12.01.2023 17:44