Njihuni me grupin radikal edhe më të rrezikshëm se ISIS (FOTO LAJM)

Pëlqej
Ndërkohë që SHBA-ja dhe shtetet e tjera perëndimore i kanë shpallur luftë ISIS-it, një tjetër grup radikal me emrin "Khorasan" duket se paraqet rrezikshmëri, në mos më të lartë se IS.

Sipas NYT-it, grupi ka vetëm një objektiv, për të goditur SHBA-në dhe qendrat e tjera e mëdha botërore, transmeton Tribuna.

Zyrtarët kanë thënë se grupi udhëhiqet nga Muhsin al-Fadhli, një pjesëtar i lartë i Al-Qaedas, i cili, sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, ishte aq i afërt me Bin Ladenin, saqë ishte në mesin e një grupi të vogël njerëzish që kishin dijeni për sulmet e 11 shtatorit të 2001-s para se ato të ndodhnin.

Drejtori i Inteligjencës Kombëtare në SHBA, James R. Clapper Jr ka sqruar se në aspektin e sigurisë, më i rrezikshëm është grupimi "Khorasan" se ISIS.

Mësohet se edhe pjeetaret e ketij grupi, sikundër edhe ISIS, e keqpërdorin fenë për qëllimet e tyre. /albeu.com/
Shtuar më 22/09/2014, ora 10:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori