Njihuni me gruan që për 76 vite lindi 69 fëmijë (FOTO LAJM)

Fëmijët janë vazhdimësia e jetës, por mesa duket modernizmi po i shtyn çiftet të sjellin në jetë gjithnjë e më pak vogëlushë. Krejtësisht në kontradiktë me këtë realitet, sjellim në vëmendje një histori nga shekulli 18.

Bëhet fjalë për një grua të rrallë e cila ka lindur 69 fëmijë. Valentina Vassilyeva ishte gruaja e një fshatari të varfër rus të quajtur Feodor Vassilyeva. Mendohet se grua rekordmene ka jetuar në vitet 1707-1782.

Mendohet që Valentina vdiq në moshën 76-vjeçare, ku la 69 pasardhës, ndërsa 2 ndërruan jetë kur ishin foshnje.

Valentina ka thyer rekord Guinness duke u konsideruar gruaja më pjellore. Ajo ka kaluar 27 lindje, ku 16 prej fëmijëve kanë qenë binjakë, 7 trinjakë, ndërsa 4 katërnjakë.

Dukshëm ajo nuk ka mundur të lindë fëmijë gjatë gjithë jetës së saj, kështu që sipas llogarive rezulton që ajo t’i ketë lindur 69 fëmijët e saj përgjatë viteve 1725-1765. Nga 40 vite fertile rezulton që Valentina të ketë qenë shtatzënë për 18 vite.

Kjo është parë si e pamundur, por sipas llogarive biologjike të shkencëtarëve është provuar se një fakt i tillë është i vërtetë.

Historia bëhet më e qartë po të analizojmë të shoqin e Velentinës. Sipas regjistrave të kohës Feodor Vassilyeva kishte 82 fëmijë nga dy martesa.

Pavarësisht dyshimeve shkencore por edhe historike, mendohet se kjo grua ka arritur të pabesueshmen, edhe pse largësia në kohë zbeh faktet.
Shtuar më 14/12/2019, ora 21:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori