Njihuni me godinat "brutaliste" të ish-Bashkimit Sovjetik (FOTO LAJM)

Në dekadën që pasoi fundin e Luftës II Botërore, një valë e re e ideve arkitekturore nisi të zbatohej në Mbretërinë e Bashkuar. Ky stil i ri me blloqe betoni të parafabrikuara mori më vonë një emër të veçantë: brutalizëm.

I përhapur me shpejtësi në të gjithë Europën, ky stil u zbatua me më shumë entuziazëm se kudo në vendet e ish-Bashkimit Sovjetik, pasi dukej se shprehte më mirë idetë marksiste.

Por sot, mijëra godinat e ndërtuara në atë periudhë në shtetet e ish-Bashkimit Sovjetik, kanë mbetur në mëshirë të fatit, me pak ose aspak mirëmbajtje. Fotografi australian Alex Schoelcher sjell disa prej këtyre godinave përmes aparatit të tij, pasi vizitoi për rreth dy vite shtete të ish-bllokut lindor, si Gjeorgija, Moldavia, Kazakistani dhe Kirgizistani.
Shtuar më 29/10/2020, ora 18:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori