Hazard bëri një zgjedhje midis një fitoreje tjetër në Champions me Realin dhe një triumfi në Kupën e Botës

Anësori i Real Madridit dhe Belgjikës Eden Hazard iu bë një pyetje klasike.

31-vjeçari po shijon një tjetër sezon jo bindë, por mbetet një figurë e rëndësishme në kombëtaren e vendit të tij.

Gazetarët e pyetën Hazardin nëse ishte gati ta vendoste triumfin në Botërorin e ardhshëm më lart se një sukses të ri me Real Madridin në Champions League:

“Varet nga rrethanat”, përgjigjet belgu. Nuk mund të zgjedh Ligën e Kampionëve me Real Madridin nëse dal rrallë në fushë, por nëse luaj si Benzema sezonin e kaluar, atëherë sigurisht që do të zgjedh të fitoj Ligën e Kampionëve”, tha Hazard në një intervistë me gazetarin Mario Cartejane. /G.D albeu.com/


Shtuar 15.11.2022 22:25