Makina përplas këmbësoren në Pogradec, 45-vjeçarja transportohet me urgjencë në spital

Një makinë ka përplasur një këmbësore në Pogradec.

Aksidenti ka ndodhur rret orës 07:15 në lagjen nr. 4, Pogradec, kur automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin N. A., 48 vjeç ka aksidentuar këmbësoren M. M., rreth 45 vjeçe.

Për rrjedhojë 45-vjeçarja është transportuar me urgjencë në spital, për të marrë ndihmë mjekësore.

Njoftimi i policisë

Më datë 27.02.2023, rreth orës 07:15, në lagjen nr. 4, Pogradec automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin N. A., 48 vjeç, banues në Pogradec, ka aksidentuar këmbësoren M. M., rreth 45 vjeçe, banuese në Pogradec, e cila ndodhet në spitalin e Pogradecit, nën kujdesin e mjekëve. Me drejtuesin e mjetit po kryen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
/albeu.com/


Shtuar 27.02.2023 07:51