Ndërroi jetë në Krishtlindje bashkë me kunatën 16-vjecare, ky është i riu i aksidentuar në Lezhë (FOTO & VIDEO)

Mrëmjen e sotme në Tale të Lezhës ndodhi një aksident i rëndë me dy viktima, ku vajza ishte vetëm 16-vjeç.

Ndërkohë ka dalë fotografia e Kristjan Magjunit, i cili u shua mbrëmjen e sotme në aksident pasi automjeti me të cilin ai po udhëtonte doli nga rruga duke u përplasur me një mur rrethues.

I riu ndodhej në makinë bashkë me të fejuarën e vëllait të tij, Atjola Ademi e cila po ashtu ndërroi jetë. Ata po udhëtonin drejt banesës së tyre për darkën e Krishtlindjeve, por nuk arritën dot të festonin bashkë me familjarët.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme në rrugën e Tales në Lezhë. 24-vjeçari i cili dyshohet se po udhëtonte me shpejtësi kur humbi kontrollin dhe përfundoi në oborrin e një banese duke çarë tej për tej murin rrethues.

Ndërkohë policia po heton për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit./albeu.com/