Përfshihet nga zjarri zona përreth Kishës së Vajkanit në Fier

Një zjarr ka rënë në Kishën e Vajkanit në Fier. Mësohet se në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse, të cilat po bëjnë lokalizimin e zjarrit.

Burimet nga banorë të zonës bëjnë me dije se zjarri ka rënë në ambientet e jashtme të kishës, pranë disa gërmadhave ku ka qenë dikur repart ushtarak.

Po sipas burimeve, zjarri paraqet rrezik për banesat përreth

 


Shtuar 14.07.2022 16:55