Uzuni spektakolar, vjen “dopieta” e radhës për Ferencvaros (VIDEO)

Futbollisti Shqiptar, Myrto Uzuni, po kalon një formë shumë të mirë me skuadrën e Ferencvaros. Gjatë ndeshjes së sotme që Ferencvaros luante kundër Kisvarda, Unzuni ka arritur të shënojë dy gola duke i dhënë në këtë mënyrë skuadrës së tij edhe kreun e klasifikimit.

Këtë sfidë Ferencvarosh arriti ta fitonte me rezultatin e thellë 4-0 dhe golat nga beratasi erdhën në minutën e 70 dhe 90.

Me këto dy gola lojtari i përfaqësueses shqiptare arrin ën kuotën e 5 golave të shënuar në vetëm 11 ndeshje të luajtura në këtë sezon. Kujtojmë se Uzuni ka arritur të shënojë gol në katër ndeshje rresht.  /albeu.com


Shtuar 7.11.2021 19:00