1.6 ton kokainë, kapet në Shkodër me çanta me para bosi i grupit
Njeriu i Brexit sulmohet me qumësht, qytetarët kënaqen duke qeshur (VIDEO)


Kryetari partisë “Brexit” në Britani të Madhe, Nigel Farage, është sulmuar me një pije qumështi në Neëcastle të Britanisë së Madhe. Ky incident erdhi pas një vargu të sulmeve të ngjashme kundër kandidatëve të së djathtës ekstreme gjatë fushatës për zgjedhjet evropiane.

Udhëheqësi i Partisë së Brexitit u duk të jetë i zemëruar pas incidentit dhe u dëgjua duke thënë “ky është dështim i plotë”, përderisa forcat e sigurisë po e largonin atë nga vendi i ngjarjes.

Një burrë 32 vjeç është arrestuar nga policia e Northumbrias lidhur me këtë sulm. Disa kalimtarë të rastit u dëgjuan duke qeshur me pamjen e politikanit, i cili e pyeste ekipin e sigurimit: “Si ndodhi kjo?”

Ai i fajësoi përkrahësit e qëndrimit të Britanisë së Madhe në BE për këtë incident. “Për fat të keq, disa përkrahës të qëndrimit në BE janë radikalizuar në masën që fushata normale po bëhet e pamundur”, shkroi ai në Twitter.
Shtuar më 20/05/2019, ora 16:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori