EMRI/ I vërsuli “Pit Bull-in” një qeni endacak, prangoset i riu në Tiranë (VIDEO)

Është arrestuar nga policia i riu i quajtur Rexhep Mansaku, i cili shihej në një video teksa keqtrajtonte një qen rruge.

Ai akuzohet për keqtrajtim të kafshëve.

Pas denoncimit të “Piranjave” ku shihej keqtrajtimi ndaj një qeni rruge, policia ka arrestuar autorin e kësaj ngjarje. Mësohet se i riu i quajtur Rexhep Mansaku është shoqëruar në komisariat me akuzën e keqtrajtimit të kafshëve.

Denoncimi u bë nga emisioni “Piranjat”, ku duket i riu teksa i vërsul qenin e tij të racës “Pit Bull”, një qeni endacak.

Nga pamjet duket se si “Pit Bulli” e kafshon në qafë qenin tjetër duke i shkaktuar plagë.

Ajo që e bën edhe më prekëse videon është se pronari i “Pit Bullit” bashkë me disa persona të tjerë argëtohen nga ky dhunim i qenit endacak dhe madje skenën e rëndë e kanë filmuar./albeu.com/