Njerëzit arratisen nga vullkani që synon t'i përpijë (VIDEO)
Të paktën 62 persona kanë vdekur pas shpërthimit të një vullkani aktiv në Guatemala, njoftoi sot mbrojtja civile e vendit.

Shpërthimi i këtij vullkani, me një lartësi prej 3763 metrash dhe që ndodhet 35 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit të Guatemalës, shkaktoi gjithashtu evakuimin e më shumë se 4500 personave, shkruan Reuters.

Aeroporti ndërkombëtar “Ciudad de Guatemala” u mbyll përkohësisht për shkak të sasive të mëdha të hirit vullkanit.

Shpërthimi përfshiu kryesisht komunat rurale në afërsi të vullkanit dhe ish-qytetit kolonial të Antiguas, zona më e rëndësishme turistike e Guatemalas.


Shtuar më 05/06/2018, ora 08:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori