Njerëz që ecin si "zombi", droga më e re në treg të fut frikën
Pëlqej
Të gjithë i dimë afektet negative të drogës dhe sesi e shkatërron organizmin e njeriut brenda një kohë shumë të shkurtër.

Por në Manchester një burrë dhe një grua të “vdekur”, ecnin në rrugë.

Fytyra e tyre e zbehtë e sy të hapur, por tmerrësisht të lodhur e me kokë te poshtë, i bënte të dukeshin si “zombi”.

Nëpër qytete, kryesisht të Britanisë së Madhe, jo rrallë në qendër të qyteteve, ecin “të vdekurit e gjallë”.


Kjo sepse ka dalë një drogë e re e cila quhet SPice e cila ka efekteë të tmerrshem dhe dehumanizuese.

Që nga fillimi i vitit, kjo drogë u përhap në qendrat më të mëdha britanike të tilla si Mançester, ndërkaq qyteti i fundit i përfshirë është Lincoln, banorët e të cilit janë të shqetësuar për sigurinë e tyre.

Këtë drogë, sipas Dailymail, mbi 95 për qind e të pastrehëve të Manchesterit janë duke e përdorur e shumë prej tyre janë të varur tmerrësisht nga ajo.

“Spice” ka cilësinë e varësisë fizike të heroinës.

Personat e varur prej saj, shpesh mund të shihen në pikë të ditës, të droguar në sheshe, rrugë plot me njerëz, qendra biznesi dhe kafene. Ka shumë efekte të kësaj droge, dhe shumica e tyre janë të paparashikueshme. /albeu.com/
Shtuar më 02/09/2017, ora 12:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori