Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një ndërtesë në Londër (VIDEO)
Pëlqej
Një zjarr i fuqishëm përfshiu papritmas një ndërtesë në Londër. Flakët e tij janë lokalizuar me vështirësi, nga më se 50 zjarrfikës.

Brenda objektit nuk ndodhej askush, teksa hapësira prej 25 metrave përreth është boshatisur menjëherë.

Në drejtim të flakëve janë hedhur vrushkuj uji nga gjashtë kamion-cisterna, sepse brenda ishin disa bombola gazi, që mund të eksplodonin nga nxehtësia e madhe.

Ngjarja që ndodhi në njërën prej zonave më të frekuentuara të kryeqytetit anglez, ka shkaktuar shumë tollovi në trafik.

Më poshtë mund të shihet fillimi i përhapjes së flakëve, teksa shtëllunga të mëdha tymi shpërndaheshin në lartësi. /albeu.com/
Shtuar më 17/02/2018, ora 21:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori