MARCA: Mbappe përplasje me PSG. Francezët nuk duan ta shesin te Reali, Liverpool shikon nga distanca

Marrëdhënia mes Kylian Mbappe dhe PSG është “shkatërruar”.

Këtë e shkruan “Marca”, duke cituar burime pranë lojtarit. Sulmuesi madje thuhet se është përpjekur të largohej gjatë verës, por nuk e gjeti rrugën e arratisjes.

Mbappe ndihet i tradhtuar nga një klub që nuk do të kishte përmbushur premtimet e bëra në momentin e rinovimit. Nga ana e tij, klubi parizian e ka bërë të qartë se lojtari nuk do të shitet te Real Madrid, por thuhet gjithashtu se Liverpool po studion terrenin e sulmuesit francez./ h.ll/albeu.com


Shtuar 11.10.2022 15:28