Një uragan i frikshëm mbërrin në Evropë
Portugalia lëshoi sot në pjesën më të madhe të territorit të saj alarmin e kuq në pritje të goditjes nga uragani ”Leslie”, që rrezikon të jetë më i fuqishmi që do të godasë këtë shtet që nga viti 1842, përpara se të orientohet drejt Spanjës fqinje.

Në Portugali, Autoriteti Kombëtar i Mbrojtjes Civile këshilloi popullatën për tu larguar nga zonat bregdetare, duke sqaruar se mbrëmja e së shtunës deri të dielën do të ishte periudha më kritike.

Erëra të forta dhe shira të rrëmbyeshme të shkaktuara nga uragani do të nisin në rajonin e Lizbonës që pas orës 18:00 të orës lokale, njoftoi instituti meteorologjik portugez.


Shtuar më 14/10/2018, ora 11:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori