1.6 ton kokainë, kapet në Shkodër me çanta me para bosi i grupit
Një trafikant danez droge ngatërron veturën e policisë me një taksi
Një trafikant danez droge, i cili kishte me vete 1 000 cigare me kanabis, ngatërroi një veturë policie me një taksi, deklaroi policia daneze, transmeton Albeu.com.

“Mbrëmjen e kaluar, një shitës hashashi i zonës së Kristianas, që po nxitonte të kthehej në shtëpi, mori një taksi. Që u befasua kur kuptoi se kishte hipur në një automjet policie”, shkruan të enjten e kaluar në Twitter policia e Kopenhagenit.

Lagje liberale e kryeqytetit danez, Kristiana, strehon që prej viteve ’70 një komunitet të vetëmenaxhuar dhe një treg të konsiderueshëm të kanabisit.

“Trafikanti kishte me vete rreth 1 000 cigare me kanabis”, theksoi policia që e arrestoi menjëherë. /albeu.com/
Shtuar më 26/12/2017, ora 15:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori