“Rama e ka frikë Bashën”, Ngjela zbulon se me kë mund të ketë koalicion të heshtur PS-ja

Avokati i njohur Spartak Ngjela, i ftuar në emisionin “Breaking” ka komentuar procesin gjyqësor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta dhe zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.

Ngjela tha se Meta e meriton këtë shkarkim, ndërsa për zgjedhjet u shpreh se kryeministri Edi Rama ka frikë nga Lulzim Basha, për këtë arsye, sipas avokatit, ai mund të ketë një koalicion të fshehtë me Ilir Metën dhe Sali Berishën.

“Berisha nuk e ka bashkimin me LSI-në në funksion të fitores por do të përçaj PD. Një veprim i tillë bëhet për të parë nëse Basha hyn në zgjedhje. Dhe nëse ai nuk hynë në zgjedhje do të shohim se cilat do të jenë veprimet e tjera politike. Zgjedhje të lira nuk ka në Shqipëri. Rama e ka frikë Bashën dhe mund të ketë një koalicion të heshtur mes Metës, Ramës dhe Berishës që do sfumojnë Bashën. Nuk mendoj se “trekëndëshi i Bermudës” mund të jetë shpikje e tij. Basha e ka dëgjuar diku tjetër këtë gjë”, ka thënë Ngjela./albeu.com


Shtuar 2.02.2022 11:47