Një tjetër viktimë nga protestat në Francë
Janë rënduar situatat në Francë pas protestave.

Kjo pasi një person ka humbur jetën në Arles, në jug të Francës.

Ngjarja e rëndë ndodhi për shkak të një aksidenti rrugor që u shkaktua nga bllokimi i qarkullimit nga protestuesit e lëvizjes “Jelekët e Verdhë”.

Bëhet fjalë për viktimën e tretë që prej fillimitprotestave masive në të gjithë vendin.

Automjeti i viktimës është përplasur me një kamion që ishte bllokuar në radhë nga makinat e tjera.

Shoferi ka ndërruar jetë në vend.
Shtuar më 02/12/2018, ora 21:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori