Një tjetër skandal, prokurori jep dorëheqjen pas akuzave për dhunë
Prokurori i Përgjithshëm i Nju Jorkut Eric Schneiderman dha dorëheqjen të hënën në mbrëmje, pas një artikulli të botuar në revistën “New Yorker”, ku katër gra e akuzojnë atë për dhunë fizike.

Guvernatori i Nju Jorkut Andrew Cuomo i kërkoi Prokurorit të Përgjithshëm Schneiderman të jepte dorëheqjen, brenda disa orësh pas botimit të artikullit.

“Gjatë orëve të fundit, akuza të rënda, që unë i kundërshtoj me forcë, janë ngritur ndaj meje”, shprehet prokurori Schneiderman në një deklaratë.

“Ndërsa akuzat nuk janë të lidhura me sjelljen time profesionale, ose me veprimet e zyrës, ato nuk do të më lejojnë të kryej funksionet e mia në këto kohë kritike shkruan VOA.

Për këtë arsye jap dorëheqjen, që hyn në fuqi më 8 maj, në përfundim të orarit zyrtar”, shprehet prokurori i përgjithsëm i Nju Jorkut në një deklaratë.
Shtuar më 08/05/2018, ora 20:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori