Një tjetër akuzohet për vrasjen në Londër
Policia britanike ka akuzuar këtë të shtunën të dyshuarin e dytë për vrasjen e një ushtari në Londër. Michael Adebolajo është akuzuar për vrasjen e Lee Rigbyt, 25 vjeç. Ndaj tij po ashtu rëndojnë akuzat për tentimvrasje të dy policëve dhe për posedim të paligjshëm të armës.

Ai do të paraqitet para gjykatës në Londër më 3 qershor. Adebolajo dhe një tjetër i dyshuar, Michael Adebowale, janë plagosur nga policia londineze, në skenën e vrasjes së Rigbyt më 22 maj.

Adebolajo është liruar nga spitali të premten dhe është dërguar në paraburgim për t’u marrë në pyetje.

Adebowale ka dalë nga spitali më 28 maj dhe është akuzuar për vrasje. Të dyshuarit kanë kryer vrasjen e ushtarit britanik me thikë dhe hanxhar. /albeu.com/
Shtuar më 02/06/2013, ora 13:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori