Ndryshon rezultati në Maqedoni, këtë raund e vështirë të zgjidhet presidenti (FOTO
Nje termet i ri godet Haitin
Albeu.com
Një tërmet me fuqi prej 4.7 shkallë të Rihterit ka goditur sot Haitin. Epiqendra e tërmetit ishte në perëndim të kryeqytetit, Port Au Prince, ka njoftuar Agjencia Gjeologjike e SHBA-së. Nuk kishte informata për dëme apo viktima të mundshme.
Më herët, presidenti i Haitit, Rene Preval, theksoi se numri i të vdekurve, si pasojë e tërmetit që goditi Haitin muajin e kaluar, mund të ngritët në 300 mijë.

“Më shumë se 200 mijë kufoma janë grumbulluar nëpër rrugë, pa numëruar ato, të cilat kanë mbetur ende nën gërmadha. Numri i të vdekurve mund të arrijë në 300 mijë”, tha Preval.

Nëse numri i të vdekurve me të vërtetë do të arrinte këtë shifër, kjo tërmetin në Haiti do ta shndërronte në katastrofën më vdekjeprurëse natyrore në historinë me të re, pasi që numri i të vdekurve do të tejkalonte numrin e mbi 200 mijë të vdekurve, si pasojë e cunamit në Azi në vitin 2004.

Për rindërtimin e Haitit, pas tërmetit, me gjasë do të nevojiten mbi 14 miliardë dollarë, ka vlerësuar Banka Amerikane për Zhvillim.

Punëtorët humanitarë brengosen se mungesa e shërbimeve elementare, në kampet e të mbijetuarve në Haiti, mund të shkaktojë shpërthimin e sëmundjeve, me fillimin e stinorit të reshjeve në muajin mars.
Shtuar më 22/02/2010, ora 20:25
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori