Ja pesë futbollistët më të shtrenjtë shqiptar (FOTO LAJM)

Derisa po vazhdon afati kalimtar i janarit në shumë ekipe, Albsport.mk ju sjell dhe futbollistë më të shtrenjtë shqiptarë që po luajnë në klube të ndryshe.

I pari në listën e pesë më të shtrenjtëve është Milot Rashica, futbollisti i Werderit të Bremenit që luan në Bundesligën gjermane dhe anëtar i përfaqësueses së Kosovës. Rashica sipas “transfermarkt” është vlerësuar në 35 milion euro.

Në pozitën e dytë është Granit Xhaka, shqiptari me shtetësi zvicerane që tani është pjesë e Arsenalit në Premier Ligë. Xhaka kap vlerën e 30 milion eurove.

Menjëherë pas tij është Xherdan Shaqiri që është te skuadra e Liverpoolit dhe njejt edhe ky ka pasaportën zvicerane. Shaqiri ka vlerën e 22 milion eurove.

Pozitën e tretë e ndajnë dy futbollist shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Enis Bardhi i Levantes që luan në La Liga dhe futbollisti i Arsenalit, Shkodran Mustafi që ka prejardhjen nga Gostivari.

Pesëshja e më të paguarve mbyllet me Vedat Muriqin e Fenerbahçes që për momentin kartoni i tij kap vlerën e 12 milion eurove.


Shtuar 18.01.2020 19:03