Diplomati amerikan: Rusët kanë gati listat e personave që do vrasin pas pushtimit të Ukrainës

Teksa konflikti në Ukrainë është fare pranë, zyrtarët amerikanë thonë se kanë raporte të inteligjencës që sugjerojnë se Rusia ka një listë të ukrainasve “për t’u vrarë ose dërguar në kampe” në rast të një pushtimi, raporton BBC.

Në një letër drejtuar shefes së OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Michelle Bachelet, ambasadori i SHBA-ve në OKB në Gjenevë pohoi se pas pushtimit, Rusia do të aplikonte tortura apo “zhdukje njerëzish”.

Ambasadori pretendoi se objektivat do të përfshinin disidentët rusë dhe bjellorusë në mërgim në Ukrainë, gazetarë dhe aktivistë kundër korrupsionit si edhe pjestarë të minoriteteve të ndryshme.

“Në mënyrë të veçantë, ne kemi informacion të besueshëm që tregon se forcat ruse po krijojnë lista të ukrainasve të identifikuar për t’u vrarë ose dërguar në kampe pas një pushtimi ushtarak”, thuhej në letër.

Megjithatë, Crocker nuk dha asnjë detaj mbi natyrën e inteligjencës që solli këtë vlerësim./abcnews.al/


Shtuar 21.02.2022 10:22