Një mur 1000 km do mbrojë Arabinë Saudite nga ISIS
Një barrierë me një gjatësi 1 mijë kilometra po ndërtohet nga Arabia Saudite për të siguruar kufirin verior me Irakun. Në një artikull të publikuar nga “Daily Mail” shkruhet se qëllimi i këtij ndërtimi gjigant është mbrojtja e territoreve të pasura me naftë të Arabisë Saudite nga një pushtim i mundshëm nga i vetëquajturi Shteti Islamik (ISIS).

Rrethimi nga Jordania deri në Kuvajt do të ketë 78 kulla mbikëqyrëse, 8 qendra të komandës, 32 qendra të reagimit të shpejtë, 3 skuadra speciale dhe 10 automjete mbikëqyrëse.

Faza e parë të projektit të sigurisë kufitare në shtator, është inauguruar nga mbreti i Arabisë Saudite, Abdullah bin Abdulaziz al-Saud, menjëherë pas pushtimit të territoreve në Irak.

Një javë më parë, dy roje kufitare të Arabisë Saudite dhe një oficer mbetën të vrarë pas një sulmi vetëvrasës, i cili është cilësuar si sulmi i parë i ISIS në këtë shtet. /albeu.com/
Shtuar më 16/01/2015, ora 17:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori