Një miliardë euro mblidhen për ndërtimin e katedrales
Për vetëm dy ditë, më shumë se 1 miliardë euro janë mbledhur si donacion për të ndihmuar në rindërtimin e katedrales Notre Dame që u përfshi nga zjarri ditë më parë në Paris të Francës.

Gazetari Stephane Bern që ka ndihmuar në krijim të donacionit duke thënë se Notre Dame është një “mik i ngushtë i njerëzimit që gati u shkatërrua” tha të mërkurën në mëngjes se donacionet kanë kaluar shifrën 1 miliard gjatë ditës.

Kompani të ndryshme franceze kanë premtuar shuma të mëdha të parave për rindërtim të katedrales mesjetare e cila u përfshi nga flakët pas një aksidenti.

L’Oreal premtoi 200 milionë euro (172.7 milion euro) të martën, ndërsa grupi i mallrave luksoze LVMH i drejtuar nga Bernard Arnault, njeriu më i pasur në Francë, ka premtuar të njëjtën gjë.
Shtuar më 18/04/2019, ora 16:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori