Një krokodil vrau një njeri, por veprimi i banorëve të fshatit është tronditës
Pëlqej
Rasti i disa banorëve të një fshati në Indonezi po bën xhiron e botës. Pas ceremonisë mortore të një banori, i cili humbi jetën duke qenë se u sulmua nga një krokodil, njerëzit menduan të hakmerreshin në mënyrën më të tmerrshme të mundshme.

Për habinë e të gjithëve, ata rrëmbyen thika dhe mjete të tjera të forta dhe vranë afro 300 krokodilë të zonës, më saktë 292.

“Nuk mund të bënim asgjë. Situata ishte shumë e tensionuar”, tha për ABC News një polic i zonës.

Reagimet në rrjetet sociale kanë qenë shumë të ashpra dhe ky veprim është konsideruar gjerësisht si i tmerrshëm.

“Si mund të jetë kjo gjë e arsyeshme. ǒpresin njerëzit, që krokodili të sillet si mace? Më vjen keq për viktimën, por kjo nuk e justifikon veprimin e tyre për të vrarë kafshët.”- shkruan dikush në Twitter.

“Ky nuk është aspak një veprim për të qenë të lumtur. Kjo është mizori ndaj kafshëve. Këta njerëz nuk janë më të mirë se ata që vrasin krokodilët për të bërë çanta.” – thotë një tjetër.

Burimi: The Washington Post

Shtuar më 17/07/2018, ora 17:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori