Një javë pas zgjedhjeve, vijon ngërçi politik në Itali
Pas zgjedhjeve në Itali, sërish vijon ngërçi politik. Asnjë prej koalicioneve apo partive nuk morën shumicën qeverisëse.

Zgjedhjet e 4 Marsit nxorën fitues koalicioni e qendrës së djathtë dhe Lëvizjen 5 Yjet, si partinë më të votuar. Prej ditësh, të dyja këto forca politike kanë nisur përpjekjet për të marrë mandatin qeverisës nga presidenti Sergio Mattarella.

Lideri i Lëvizjes 5 Yjet, Luigi Di Maio kërkoi sërish që partia e tij, duke qenë forca politike më e votuar të qeverisë vendin.

“ Një qeveri pa ne, do të ishte një goditje dhe një fyerje për demokracinë”, tha Di Maio.

Por mandatin qeverisës e pretendon edhe Matteo Salvini i Lega Nord, partia e parë në koalicionin fitues të qendrës së djathtë.

Në pritje të nisjes së negociatave me presidentin Mattarella, të dy liderët kanë nisur të shpalosin planet e tyre ekonomike, për të fituar mbështetjen më të gjerë. /albeu.com/
Shtuar më 10/03/2018, ora 17:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori