Një "Jaguar" dhe një "Audi" shkaktojnë kaos rrugëve të Londrës (FOTO LAJM)

Një 25 vjeçar është duke luftuar me vdekjen në spital pasi u përfshi në një aksident spektakolar gjatë mbrëmjes së djeshme në rrugët e Londrës ku u përfshin një numër i madh makinash luksoze.

I riu ishte duke garuar në momentin që ndodhi aksidenti ku dy makina, një "Jaguar" dhe një "Audi" dolën nga kontrolli duke përplasur edhe gjashtë makina të tjera, raporton Albeu.com.

Pas aksidentit vendi i ngjan një zone lufte me makina të shkatërruara dhe të kthyera përmbys.

Autoritetet lokale bënë edhe njëhërë thirrje që të mos zhvillohen gara na qytet.



Edhe pse kjo është paligjshme dhe shoferët dënohen maksimalisht, mjaft shoferë të makinave luksoze zgjedhin të garojnë rrugëve të qytetit duke shkaktuar shpesh skena të tilla. /albeu.com/
Shtuar më 22/08/2019, ora 12:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori